Dita do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare dhe në orët e mesditës vranësirat do të jenë më të theksuara në relievet malore.
Reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave në ekstremin Verior dhe përgjatë relievit malor në Juglindje të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim Veriperëndim-Perëndim 1-8 m/sek, në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.