E enjtja paraqitet një ditë e ngrohtë, por e lagësht. Moti do të jetë i kthjellët por herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, kryesisht pas-mesditës.Më të dukshme shirat do të jenë në zonën lindore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 m lartësi vale 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vinë me rritje duke arritur vlerën deri në 23°C.
