Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, kryesisht vranësirë e lartë.
Do të ketë reshe shiu të izoluara përgjatë relieveve malore në Veri-Verilindje të vendit me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga Veri-Veriperëndim 1-8 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 12 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.