Moti për ditën e enjte, 18 nëntor 2021

Moti

Moti nesër parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, parashikohen në zonat malore dhe në jug të vendit deri në orët e mesditës.

Në pasdite do rikthehet moti i kthjellët.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.  Valëzim i forcës në dete nga 2-3 ballë.