Pjesa e parë e ditës fillon me kthjellime e vranësira. Pasditja fuqizon vranësirat në territor, të cilat do të prodhojnë reshje të papërfillshme shiu në zona të izoluara dhe deri 2 cm dëbore në zonat malore në veri të vendit.
Temperaturat rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit duke variuar nga -11 në zonat e thella në verilindje, deri 4 gradë në bregdetin jugor.
Edhe mesdita sjell rritje me 2-3 gradë të temperaturave në të gjithë vendin, duke shënuar nga 0 në zonat malore, deri 9 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe lindor.