Moti për ditën e enjte, 17 qershor 2021

Moti

Moti parashikohet i paqëndrueshëm. Hera herës kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar. Lokalisht në orët e paradites reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.