Moti për ditën e enjte, 17 mars 2022

Moti

Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 3 ballë.