Në vend po ndikojnë rryma të ftohta ajrore me origjinë Veriore të shoqëruara me erë të vrullshme.
Orët në vazhdim moti parashikohet i kthjellët. Mesdita e së Enjtes priret të ketë dhe kalime vranësirash të pakta e mesatare në Verilindje.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme mbrëmjen e sotme dhe mëngjesin e ditës së Enjte. Bora e akumuluar dhe ngricat e forta do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe për ditën e nesërme.
Më konkretisht:
në zonat malore -12° deri -1°C
në zonat e ulëta -5° deri 9°C
në zonat bregdetare -2° deri 12°C