Moti për ditën e enjte, 15 nëntor 2018!

Moti

15 mtnt

Masat ajrore të ftohta dhe të thata vijojnë ndikimin e tyre duke bërë që moti i kthjellët të jete prezent deri në orët e vona të pasdites kur vranësira të lehta shfaqen nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat do të jenë në veri dhe zonat qendrore. Parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të mbeten dominante edhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke luhatur vlerat termike nga -3°C në 21°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi permanent Lindor, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 1 ballë.