Moti për ditën e enjte, 12 nëntor 2020

Moti

Moti do të nisë me kthjellime e zhvillim vranësirash deri të dendura.

Parashikohet që reshjet e shiut të nisin paradite në qarqet e jugut. Në mesditë dhe
pasdite, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët e mesatar që do të përfshijnë të gjithë vendin. Në Alpe parashikohen reshje dëbore, kryesisht në lartësi.

Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në jug do të jenë me intensitet deri të lartë në
formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek. Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet. Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.