Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në jug.
Në pjesën e parë të ditës në veriperëndim dhe zonën qendrore parashikohen vranësira të dendura.
Në pjesën e parë të ditës në veriperëndim do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave, ndërsa në verilindje reshje të dobta në formë pikash. Mjegull në alpe dhe Malësinë e madhe gjatë mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut. Në orët e mëngjesit erë e vrullshme në bregdet e lugina 20m/sek. Gradualisht era në dobësim 1-10m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë.