Moti për ditën e enjte, 10 shtator 2020

Moti

Vendi ynë do të ndikohet nga mot i qëndrueshëm.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore e kodrinore.

Do të ketë reshje shiu të izoluara në Juglindje dhe Lindje të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë Juglindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 0,5 deri 1,2 metra.