Moti për ditën e enjte, 10 shkurt 2022

Moti

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa. Mot parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën jugore  dhe qendrore.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën veriore, ku reshjet e shiut janë të vazhdueshme. Në pjesën qendrore nuk do të ketë reshje shiu. Do ketë prezencë bore në majat e maleve në veri e verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do jetë me rrahje dhe intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 20-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 me lartësi vale 1.8-3.8 metër.