Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat në ekstremin verior dhe zonat veriperëndimore por pa rrezikuar shira. Ndërsa, gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin me praninë e vranësirave të lehta në veri-verilindje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale te ditës duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C. Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi ballë.