Moti për ditën e e diel, 15 maj 2022

Moti

Moti parashikohet me vranësira shtresore në bregdet e zonat e ulëta. Në lindje të vendit do të ketë më tepër kthjellime.

Në orët e mëngjesit do të ketë prani grimcash pluhuri dhe rëre kryesisht në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit. Në orët e mëngjesit në ekstremin verior dhe lindor pika shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare e vrullshme. Era humb forcën e saj prej pasdites.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë kryesisht deri në mesditë.