Vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me zhvillim të vranësirave në mesditë.
Reshje shiu të karakterit lokal priten në zonat malore në Veri-Verilindje dhe Juglindje në orët e mesditës deri në pasdite.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 7 m/sek dhe në bregdet deri në 10 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.