Moti për ditën e dielë, 4 tetor 2020

Moti

Mot i paqëndrueshëm do të vijojë që në orët e para të ditës.

Në Veriperëndim, Perëndim e Jug të vendit reshjet e shiut parashikohen intensive në formë rrebeshesh me shkarkesa elektrike.

Gradualisht gjatë ditës reshjet do të ndërpriten për të mbetur në Jug e Juglindje në intensitet të ulët. Vranësirat do ti lenë vendin kthjellimeve.

Era përsëri do të fryjë Jugperëndim-Veriperëndim hera herës e vrullshme kryesisht në bregdet 15-25 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.