Moti për ditën e dielë, 30 gusht 2020

Moti

Moti parashikohet i kthjellët dhe me zhvillim vranësirash mesatare, lokalisht të dendura kalimtare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në lindje të territorit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me rrufe në qarkun Elbasan e në qafën e Llogorasë. Në formë të izoluar reshje shiu në qarqet Durrës e Fier.

Mjegullinë kryesisht përgjatë bregdetit.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.