Moti për ditën e dielë, 26 shtator 2021

Moti

Do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit dhe deri në mesditë me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Më e rënduar do të jetë situata në veri e veriperëndim aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut.

Gjatë kësaj përiudhe reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht rrebeshe breshëri. Erë e vrullshme jugore, do të jetë prezente gjatë gjithë periudhës së kalimit të këtij sistemi frontal.

Prej mesditës reshjet e shiut do të mbeten ë herëpasherëshme duke humbur intensitet.

Temperaturat do të pësojnë rritje në mëngjes dhe rënie të ndjeshme në mesditë.

Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.