Pasditja do ketë vranësira kryesisht në ultësirën perëndimore, më pas do të zhvendosen në zonat lindore dhe juglindore ku do të ketë dhe reshje të pakta në zona të izoluara.
Mbrëmja do të ketë kthjellime, ndërkohë temperaturat do të rriten në orët e para të mëngjesit, dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga 10 gradë celsius në zonat malore deri në 30 gradë celsius në mesditë në bregdet.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/orë, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.