Moti për ditën e dielë, 24 maj 2020

Moti

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më pas prej orëve të drekës deri në ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe të dendura.

Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të jenë në formën e rrebeshit të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.