Vranësira të dendura dhe alternime kthjellimesh dominojnë gjatë paradites në vend.Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në rajonin Jugor-Juglindor duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.Nata përmirëson kushtet e motit, duke sjellë pauzë të reshjeve por mot të ftohtë.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -11 °C deri në 11 °C.Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim mbi 4-5 ballë.
