Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta e me paqëndrueshmëri të pjesshme në verilindje.
Moti parashikohet i kthjellët e me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje.
Në mbrëmje parashikohet mot i kthjellët.
Prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites përgjatë zonave malore dhe kodrinore, kryesisht në Kukës e Dibër, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.