Moti për ditën e dielë, 20 shtator 2020

Moti

Moti do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe do të jenë prezente në orët e para të ditës në pjesën Jugore dhe pjesërisht atë Qendrore. Më pas do të kemi intervale kthjellimi.

Era do të ketë drejtimin nga Verilindje-Veriperëndimi, me shpejtësi deri në 12 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 25 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.