Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.
Në mesditë përgjatë zonave malore reshje e shiut do të jenë lokalisht në formën e
shtrëngatave me rrufe të izoluara. Parashikohen mjegullinë lokale në lugina.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor 1-8 m/sek, në bregdet deri 10 m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2 ballë.