Moti për ditën e dielë, 19 shtator 2021

Moti

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit me reshje shiu në formë pikash në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10m/s, e cila hera-herës me shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë kryesisht në brigjet e detit Jon.