Orët e para të ditës janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin.Orët e mbrëmjes dhe nata sjellin shtim të vranësirave, të cilat më të dukshme paraqiten në veri dhe përgjatë kufirit Lindor, por pa rrezikuar reshje. Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
