Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti do të jetë i vranët në të gjithë vendin.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas herëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën bregdetare veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë lokalisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Në Alpe e në zonat e thella verilindore do të ketë reshje bore në intensitet të dobët.
Era do të fryjë juglindje-jugperëndim 1-20 m/sek kryesisht në bregdet, çka do të krijojë premisat për shkrirje të dëborës së akumuluar.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.