Moti do të nisë i kthjellët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës në jug e lindje të vendit
parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare.
Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore do të ketë prani të mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta do të ketë ngrica.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare
mesatare deri në mesditë. Më tej erë e lehtë.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.