Moti për ditën e dielë, 14 shkurt 2021

Moti

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu do të ketë prej orëve të mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën bregdetare. Gradualisht reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet mesatar lokalisht në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshje bore në lartësitë mbi 1000 metër në Veri – Verilindje dhe Juglindje.

Mjegull e mjegullinë e përkohëshme nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Jug-Jugperëndim 1-10 m/sek, përgjate bregdetit dhe luginave deri 20-25 m/sek, erë me rrahje dhe intensive duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5-6 ballë. Në pasdite era kthen me drejtim Veriperëndim.