Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në zonat malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperendim, me shpejtësi 1-8 m/sek në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë. Temperaturat parashikohen të jenë pa ndryshime të ndjeshme.