Moti për ditën e diel, 11 nëntor 2018!

Moti

1111mt
Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Por vranësirat paraqiten kryesisht në Veri dhe zonat Lindore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit qëndrojnë konstante në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 4 gjatë mëngjesit deri 24°C, maksimumi në zonat Perëndimore. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim i ulët.