Moti për ditën e diel, datë 7 korrik 2019

Moti

Mbetemi në ndikimin e motit te kthjellet dhe te nxehte. Zonat malore rrezikohen nga shira te izoluar gjate oreve te mesdites. Temperaturat e ajrit do te arrijne deri ne 39 gradë Celsius!

Moti do të mbetet i nxehtë ndërsa mesdita në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në formën e stuhive. Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të  mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   18/37°C

Zonat e  ulëta  20/40°C

Zonat  bregdetare 23/36°C