Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.
Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën juglindore dhe lindore të vendit.
Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.