Moti për ditën e diel, 30 janar 2022

Moti

Shqipëria në orët e para të ditës mbetet me vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Por gjatë mesditës dhe në orët vijuese parashikohet të ketë përmirësim të motit në territor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.