Moti për ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë.
Parashikohen vranësira shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.
Përgjatë vijës bregdetare bregdetare dhe zonën e veriperëndimit reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje të dendura dëbore.
Era do të fryjë me drejtim jug – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/sek.