Nesër parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë të dendura prej orëve të mbrëmjes duke nisur nga veriperëndimi.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash duke nisur nga zona e veriperëndimit për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim 1-10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.