Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët. Që në orët e para të mëngjesit, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në pasdite dhe në mbrëmje, parashikohen reshje intensive në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonën e jugut dhe atë të veriut.
Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim 3-10m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare në zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era do të fryj intensive dhe me rrahje, me shpejtësi që arrin deri në 20-25m/s. Valëzim i forcës 6 ballë me lartësi vale 4.0-4.5m.