Gjatë paradites vendi ynë do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët, por mbasditja do të sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat bregdetare. Parashikohet që edhe nata të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.