Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formë pikash prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në pjesën më të madhe të territorit.
Në relievet kodrinore-malore të zonës së veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive si dhe breshër lokal. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.