Dita e diel datë 08 Shtator vendi ynë do të përfshihet nga rreshje shiu në orët e para të mëngjesit kryesisht në Ultësirën Perëndimore , në mesditë rreshjet do të përfshijnë thuajse gjithë vendin të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe stuhie. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 -15m/sek në bregdet Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/25°C
Zonat e ulëta 15/28°C
Zonat bregdetare 18/28°C