Moti parashikohet të nis me kthjellime, por gradualisht vranësirat do të vijnë në shtim.
Në mbrëmje do të mbizotërojë moti i vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit në intensitet të ulët prej orëve të mesditës. Në mbrëmje dhe në mesnatë, reshjet në pjesën bregdetare dhe perëndimore do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era e vrullshme jugore do të mbizotërojë gjatë ditës, por në mbrëmje do të fryjë nga verilindja.
Valëzimi i ndihmuar nga era i forcës so të jetë 5 ballë.