Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Në mesditë e pasdite përgjatë maleve, do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 15m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.