Moti për ditë e enjte, 3 qershor 2021

Moti

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Do të ketë reshje shiu të dobëta në formë pikash në relievet e larta malore ndërsa në zonën e jugut lokalisht reshjet në kohë afatshkurtër në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë dhe në bregdet fiton intensitet. Deti parashikohet i forcës 0-1 ballë.