Mesa duket, pritja për stinën e dimrit do të jetë më e gjatë sesa e mendonim!

Moti

winter
Këtë vit moti ka rezultuar tërësisht i paparashikueshëm. Shumë herë kemi menduar: “Ok, tani erdhi dimri!” Por, pas disa rreshjesh, dielli na ka zbukuruar përsëri ditën. Sipas meteorologëve, të paktën deri më 20 nëntor, koha do të jetë e ngrohtë dhe pa reshje. Temperaturat madje do arrijnë deri në 26 gradë. Pas kësaj date, parashikohen disa reshje lokale, por jo ulje drastike e temperaturave. Për të pritur dimrin e vërtetë, duhet të vijë muaji dhjetor. Megjithëse temperaturat do të bien muajin pasardhës, gjithsesi nuk do të kemi dimër të acartë pasi moti do vazhdojë të jetë i butë. Kështu që, të gjithë adhuruesit e stinës së dimrit, duhet të presin akoma për të shijuar stinën e tyre.