Zyrtarisht, kjo është ngjyra ideale për flokët në vjeshtë!

Lifestyle

vjeshta
Para se të shkosh në një sallon bukurie këtë vjeshtë për të rifreskuar pamjen, merr parasysh një ngjyrë të re shumëdimensionale. Nga konsultimet me stilisten e flokëve, Rona O’Connor, për të zbuluar se cila do të jetë tendenca që do të dominojë ngjyrat e flokëve këtë sezon, ajo tha me dy fjalë: “brune e re”.Nëse po kërkon të ndryshosh këtë fillim sezoni dhe nëse je brune, atëherë janë disa ngjyra të ngrohta të gështenjës brenda nuancave të tua, të cilat mund të të rrinë mjaft mirë edhe me ngjyrën e lëkurës: “Një gamë ngjyrash të ngrohta do të jetë popullore dhe do t’u japë bruneve më shumë shkëlqim”,- shpjegon O’Connor

vjeshte

. “Ju do të shihni ‘babylights’ në nuanca, fije të guximshme të arta, por edhe tendenca më të ndezuara.” Ajo gjithashtu përmend se shumica e këtyre ngjyrave do të jenë shumë të detajuara dhe të përshtatshme për të gjitha gjatësitë e flokëve.O’Connor shton se klientët që nuk janë të interesuar për të guxuar me ngjyra të forta, mund të zgjedhin hije më të kuqërremta. Stilistja e flokëve tha se këtë vjeshtë suksesi i bruneve është tek nuancat e ëmbla dhe ato të tokës.

vjeshte2