Zgjohuni me flokët perfektë: Mjafton të ndiqni këto hapa…

Lifestyle

floket
Të gjithëve na ka ndodhur që kemi bërë një model shumë të bukur të flokëve në darkë, por në mëngjes ato ngjajnë sikur kemi qenë në mesin e një tornadoje. Është një nga gjërat që na ha më tepër kohë kur zgjohemi, rregullimi i flokëve. Por, ka disa mënyra për t’u zgjuar me flokët e bukur.

1.Duhet të kujdeseni për këllëfët e jastëkut apo çafcafët tuaj. Ato nuk duhen të jenë prej pambuku, pasi e thajnë flokun tuaj. Gjeni një kompet me material të lëmuar (preferohet sateni), për ta lejuar flokun tuaj të qëndrojë i lirshëm.
2.Trajtojini flokët. Përdorni maska gjatë natës dhe lajini në mëngjes.
3.Blini një “kapele gjumi”. Ajo do t’i mbajë flokët tuaj të lëmuar si dhe iu ndihmon për të hequr majat e dyfishta. Gjithashtu, ruan formën e flokëve siç i kishit para se të flinit.
4.Kapini flokët sa më lart. Mundësisht, bëni një topuz në majë të kokës, por jo duke i shtrënguar shumë flokët. Kjo do të bëjë që t’i stiloni shumë më lehtë në mëngjes, ose do të mbajë më mirë stilimin që i keni bërë në darkë. Sugjerohen lidhëset plastike.
5.Kapni disa gërsheta me madhësi dhe stile të ndryshme. Nëse i keni flokët e drejtë, mjafton të spruconi pak ujë ose serum flokësh tek gërshetat. Rezultati? Onde të mahnitshme në mëngjes.