Shpeshherë kur sëmuremi menjëherë drejtohemi drejt ilaçeve për tu kuruar. Por, ka një mënyrë për të zëvendësuar këto ilaçe me ushqime që përmbajnë vlera ushqyese.
Një ndër ushqimet më të mira të pasura me acide yndyrore omega 3 është salmoni. Sipas ekspertëve këto acide yndyrore ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe rrisin sistemin imunitar.
Po kështu, mjalti ka veti të shkëlqyera kuruese, është anti-inflamataor dhe nëse përzihet me kanellë përbën një antibiotik shumë të fortë.
Tërshëra sipas studimeve vetëm 3 gram tërshërë ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Për tretjen ju vjen në ndihmë xhenxhefili, një erëz shumë e mirë .
Ndërsa konsumimi i fasuleve ul nivelin e sheqerit në gjak dhe kontrollon nivelet e kolesterolit.Vlera ushqyese kanë edhe të gjitha perimet të bëra turshi, të cilat janë shumë të mira për shëndetin nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Turshitë kanë veti antibakteriale dhe antifungale.