Zbulohet shuma e çmendur që Kate duhet t’i paguajë Meghan Markle çdo muaj

Lifestyle

Në një kohë kur Kate Middleton po përgatitit terrenin për të qenë ajo mbretëresha e ardhshme e britanikëve, ndërsa Meghan Markle shijoj jetën e saj të qetë larg nga vëmendja mediatike dhe detyrimet si dukeshë, dukej se dy kunatat e famshme mbretërore nuk kishin më asnjë kontakt me njëra-tjetrën, por ja që s’është kështu. Atë që nuk e bën bashkë dashuria, për fat të mirë a të keq e lidh interesi ekonomik.

Sipas disa burimeve në Pallatin e Buckingham-it, Kate Middleton do të duhet të paguajë në të ardhmen një pagë të konsiderueshme në llogarinë e Meghan Markle, në bazë të një marrëveshjeje të bërë me princin Charles. Sapo ky i fundit të ngjitet në fron, Kate Middleton dhe princi William do të marrin automatikisht titullin e dukeshës dhe dukës së Cornwall, një titull që 71-vjeçari mban tani. Dhe prandaj, sipas marrëveshjeve që janë bërë gjatë samitit, Middleton do të jetë e detyruar të paguajë “armiken” e saj, Meghan, kur ajo të ngjitet në fron.

Sipas mediave të huaja flitet për një shumë  prej të paktën 2 milion paund në muaj. Një vlerë jo e parëndësishme për buxhetin e Pallatit, apo jo. Përplasjet midis Kate Middleton dhe Meghan Matrkle vazhdojnë ende pavarësisht distancës që u krijuar pas largimit të Meghan dhe Princ Harry-t nga Pallati Mbretëror, mbi të gjitha edhe gjatë pandemisë.