Nëse mendoni se largimi i bujshëm i princ Harry-t dhe Meghan Markle nga familja mbretërore do të ndryshonte stilin e tyre të jetesës, gaboheni. Ish-çifti i dukëve të Sussex-it jo vetëm që s’ka ndërmend të heqë dorë nga luksi dhe komoditetet me të cilat janë mësuar, por po i shijojnë akoma më shumë sidomos tani që ndodhen larg mbretëreshës Elizabeth dhe shtypit britanik.
Burime nga “DailyMail” kanë zbuluar se Harry, Meghan dhe djali i tyre një vjeçar Archie janë transferuar në rezidencën 18 milion dollarëshe në Beverly Hills të aktorit të Hollywood-it Tyler Perry, në fund të marsit. Vila me pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo e miliarderit Perry, shtrihet në një sipërfaqe prej 22 hektarësh në majë të një kodre në komunitetin ultra ekskluziv të Beverly Ridge Estates. Nuk dihet nëse Harry dhe Meghan e kanë marrë me qira pronën e Tylerit ose do të qëndrojnë atje si mysafirë, por nuk ka asnjë të dhënë për rezidencën që është shitur.
Një burim i tha DailyMail.com: “Meghan dhe Harry kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mbajtur bazën e tyre në LA sekrete. Ekipi i tyre i ndihmoi ata të zgjidhnin vendndodhjen në Los Angeles me mençuri. Beverly Ridge ka portën e vet të mbrojtur dhe prona e Tyler ka një portë të veten e cila ndiqet nga ekipi i tyre i sigurisë. Beverly Ridge është një vend i shkëlqyer për të mos rënë në sy. Fqinjët janë kryesisht të vjetër dhe bizneset përrreth nga më të pasurat në vend.”